Sporte Luftarake
Viti i artë i Norës dhe Distrisë
Sinonim i suksesit më të madh që sporti në Kosovë pa dyshim se janë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
Xhudistet nga Kosova ishin të pamposhtura në tatami në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që u mbajtën më 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Më 24 korrik, xhudistja 26-vjeçare, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Dy ditë më vonë, ishte radha e xhudistes 29-vjeçare, Nora Gjakova, që të rrëmbente medaljen e dytë të artë në këto lojëra për Kosovën.
“Medaljen ia dedikoj Kosovës, familjes dhe trajnerit Driton Kuka”, deklaroi Distria pasi fitoi medaljen e artë olimpike.
Për Norën, medalja olimpike ishte një ëndërr.
“Po më duket si ëndërr, po ja ku jam sot në vendlindjen time, me popullin shqiptar, e me medaljen e artë olimpike. Ta gëzojnë së bashku. Kjo është për ju”, deklaroi Nora Gjakova me t’u kthyer nga Tokio.
Në total, deri më tani Kosova ka tri medalje të arta olimpike, të tria në xhudo, e të tria të fituara nga tri gra.
Xhudistet më të mira në botë
Përveç se fituan medalje të arta olimpike, Nora dhe Distria arritën që të dalin në krye të listës së xhudisteve në botë, në kategoritë e tyre respektive.
Në fund të dhjetorit u përditësua lista e xhudisteve dhe Distria doli e para në kategorinë deri në 48 kilogramë me 5,920 pikë.
Nora, ndërkaq, deri në kategorinë 57 kilogramë doli e para me 5,880 pikë.
E-Diaspora
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë Ai mbështetet në rrëfimin e autorit E.B., i cili tashmë është dënuar për këtë rast, një ditë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Austri
-
Bora zbardh Austrinë Austria sot është mbuluar nga bora. Mediat raportojnë se në vendet malore, reshjet kanë qenë më...
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa