Shqipëria
Vithkuqi, fshati i bekuar turistik midis harresës dhe mrekullisë natyrore
Vithkuq, fshati i bekuar turistik dhe i harruar
Sapo të hysh në rrugën në të cilën lidhet fshati i bukur Vithkuq, me shtrirje 1200 metra mbi nivelin e detit, pranë qytetit të Korçës, je zhytur në një natyrë magjepsëse, ajër të pastër, vend karakteristik malor me resurse të mëdha turistike, kroje të shumta, kala të lashta, kisha dhe manastire.
Artisti dhe mjeshtri i fotografisë, Bujar Gashi, ka realizuar disa fotografi të bukura nga kënde të ndryshme të këtij fshati, eksluzivisht për albinfo.ch. Nga pamjet e ofruara, mund të shihni magjinë e këtij fshati ku duket se e gjithë qetësia dhe ngjyrat më të bukura janë shkrirë në një vend të vetëm.

Vithkuq, fshati i bukur, por pa turistë
Ndër të paktat fshatra në Shqipëri, që përveç pjesës malore, ka edhe resurse të pasura turistike, Vithkuqi ka edhe 100 kroje, 24 kisha, 3 kala të lashta që datojnë nga shek VIII dhe tri manastire, shkruan albinfo.ch.
Por, si duket, ky fshat ka mbetur i harruar pasi nuk është promovuar sa duhet dhe ka mbetur i zhytur mes harresës dhe mrekullisë së natyrës.
Sipas banorëve të këtij fshati, tregojnë se të vetmit që janë kurioz ta eksplorojnë, janë turistët rastësorë dhe vizitorë shumë të rrallë.

Kishat e Vithkuqit janë muze të veçantë
Secilat nga kishat e Vithkuqit janë muze të veçantë arti të cilat janë dëshmi e historisë së këtij fshati, shkruan albinfo.ch.
Ky fshat i bukur zë një vend të veçantë në Shqipëri sa i përket kishave, jo vetëm nga numri, por edhe nga arkitektura e ndërtimit dhe historia e tyre. Sipas raporteve të trashëgimisë thuhet se nga kishat që janë këtë fshat gjashtë prej të cilave janë monumente kulture të kategorisë së parë. Ku përmendim Manastirin e Shën Pjetrit, Kishën Shën Marias, Kishën e Shën Mëhillit apo edhe Kishën e Shën Gjergjit.
Duhet theksuar se kishat e Vithkuqit të tipit bazilikë janë të pasura me afreske dhe ikonastase të punuar nga mjeshtrat e pikturës ku përmendim vëllezërit Zografi.
Pak histori, thuhet se një tjetër objekt kulti me interes e kësaj zone është edhe “Varri i pagëzimit”, sipas gojëdhënës, në këtë varr janë varrosur gjithë pjesëtarët familje vithkuqare. Një prift grek, është bërë shkaktari i një tragjedie në fshat pasi nuk pranoi të pagëzonte në gjuhën shqipe një fëmijë të sapolindur me argumentin se riti i shenjtë mund të bëhej vetëm në gjuhën greke. Foshnja vdiq në derën e kishës nga të ftohtit dhe më pas u shua e gjithë familja e tij nga pikëllimi.

Vendlindja e autorit të abetarës së parë shqipe
Fshati Vithkuq shquhet edhe për faktin se është vendlindja e autorit të abetares së parë shqipe, Naum Veqilharxhi. Edhe pse nuk frekuentohet nga shumë turistë, për shkak të mungesës së ambienteve akomoduese, mbetet një nga fshatrat më mbresëlënëse me një panoramë përrallore.

Mikpritja shqiptare
Në çdo vend shqiptar, qoftë në Shqipëri apo Kosovë, mikpritja është një ideal i dashur e i rëndësishëm i shoqërisë tradicionale shqiptare. E padyshim që në fshatin Vithkuq mund të shijosh gatimet tradicionale korçare, Ky vend njihet me ushqime të shijshme tradicionale që ruajnë kështu traditën e gatimit dhe kulturën tonë ushqimore. /Albinfo.ch
Foto – Bujar Gashi
E-Diaspora
-
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh Historia e familjes Popova është histori e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gastronominë... -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













