Kosova
Viktimat e dhunës seksuale u lanë anash për vite të tëra
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se çështja e barazisë gjinore në Kosovë është e vonuar, teksa theksoi se edhe më e ndjeshme është çështja e viktimave të dhunës seksuale
Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk janë përmendur fare si kategori e viktimave të luftës, ka thënë ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në konferencën “Përtej mbështetjes financiare”, ku u diskutua për mundësinë e krijimit të programit për trajtim të traumës. Program, i cili, sipas saj, do të ndihmojë të përmbushet boshllëku ekzistues në ofrimin e shërbimeve të nevojshme për mbi 20 mijë burra dhe gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Jahjaga tha se mbështetja financiare, e cila deri më tani ka munguar për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, nuk mjafton. Për këtë ajo theksoi se nevojitet përkrahje e vazhdueshme për këtë kategori.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se çështja e barazisë gjinore në Kosovë është e vonuar, teksa theksoi se edhe më e ndjeshme është çështja e viktimave të dhunës seksuale. Ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












