Intervista
Video-Intervista të albinfo.ch
Zgjedhjet Federale 2011: 6 kandidatë relevantë i'u përgjigjen pyetjeve të lexuesve të albinfo.ch
Gjatë tetë ditëve në vijim, do të keni rastin të viziononi me radhë përgjigjet ekskluzive të gjashtë kandidatëve me peshë për zgjedhjet federale 2011, të parashtruara paraprakisht nga lexuesit e albinfo.ch.
1. Perceptimi për shqiptarët
• Si e shpjegoni perceptimin negativ si dhe drojën që ekziston ndaj shqiptarëve në Zvicër (p.sh. afishet e fundit)?
• Cila është kritika juaj konstruktive për komunitetin tonë zviceran-shqiptar?
2. Integrimi
• Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për të qenë më të integruar dhe çfarë duhet të bëjë shteti më shumë për integrimin e tyre ?
• Cila është përvoja juaj, qoftë personale apo institucionale, që dëshmon se në rast se ju jeni i/e zgjedhur, do të punoni për një Zvicër pa frikë ndaj të huajve?
3. Pjesëmarrja politike
• Si mund të stimulohen zviceranet me prejardhje shqiptare për të votuar më shumë si dhe për të kandiduar në zgjedhje?
• Shanset e Shqiptarëve dhe ballkanasve për tu zgjedhur në zgjedhje janë të ulëta sepse emri i tyre i hendikepon. Sipas juve, a do të ketë në të ardhmen deputetë federal zviceran me prejardhje shqiptare?
4. Zvicra-Kosova
• A mendoni së do të ketë vizita zyrtare të përfaqësuesve qeveritarë të Kosovës në Zvicër?
• Sa jeni në dijeni për çështjen e pensioneve të kosovarëve ?
5. Kuvendi
• A jeni në dijeni për themelimin e Kuvendit të Shqiptarëve në Zvicër dhe çfarë mendoni për të ?
6. Shkollimi
• Në disa shkolla të Cyrihut është i theksuar numri i nxënësve me prejardhje të huaj, ndërsa ka klasa që nuk e kanë asnjë nxënës zviceran. A jeni në dijeni për këtë dukuri që është në kundërshtim me integrimin dhe çka do të ndërmerrni që të parandaloni ndarje të tilla mes vendësve dhe të huajve?
7. Bombona me Xherdan Shaqirin
• Në paraqitjet e juaja për zgjedhje keni shpërndarë shpeshherë dhurata simpatike: si brusha dhëmbësh apo edhe shamponë për dush apo të tjera … Çka mendoni po të dilni me shpërndarjen e një qese bonbonesh (natyrisht, freskues dhe që s’i dëmtojnë dhëmbët) me Xherdan Shaqirin si golashënues me moton “Për Zvicrën shumëkulturore, energjike dhe efikase”?
• A mundeni ta shihni Zvicrën vetëm me specialitete si:
Birchermüssli
Rösti
Raclette…
8. Një pyetje të veçantë
Christa Markwalder
• Pas botimit të raportin e Dick Marty-t mbi supozimin e “trafikun e organeve”, disa politikanë të tjerë kanë kërkuar edhe anulimin e njohjes së Kosovës nga Zvicra. Cili është mendimi Juaj rreth kësaj çështjeje, duke pasur parasysh edhe faktin se keni qenë kryetare e Komisionit për punë të jashtme në Këshillin nacional?
Gerhard Pfister
• Partia juaj bazon fushatën e saj në konsensusin mes të djathtës dhe të majtës. Cili konsensus mund të bëhet në mes të atyre që engjëllojnë apo djallëzojnë shqiptarët?
Géraldine Savary
• Votuesit e kantonit tuaj e hodhën poshtë iniciativën për t’u dhënë të huajve për t’u zgjedhur. Cili ishte qëndrimi juaj dhe si e shpjegoni një humbje kaq të thellë të iniciativës?
Hansjörg Hassler
• Partia juaj, e cila lindi pas ndarjes me SVP/UDC-në, njeh një sukses mjaft të rëndësishëm. Me çfarë dallohet pikëpamja Juaj me atë të SVP/UDC-së sa i përket çështjes së perceptimit të të huajve dhe, në veçanti, të shqiptarëve.
Ueli Leuenberger
• Ju gëzoni merita historike për përkrahjen tuaj të shqiptarëve në Zvicër: Fitohet përshtypja se, me kalimin në krye të partisë suaj, çështja e shqiptarëve dhe e Kosovës nuk është më në mesin e prioriteteve Tuaja. A qëndron kjo?
Walter Wobmann
• Çfarë programi ka partia juaj për integrimin e të huajve në Zvicër? Dhe çka keni bërë konkretisht ju si parti për integrimin e të huajve?
• Barometri i fundit tregon se për herë të parë partia juaj po shkon tatëpjetë, në vend se përpjetë. A asht kjo shenjë se kësaj here e keni tepruar me të huajt dhe sidomos me shqiptarët?
Të tjera nga Intervista
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes prezanton Betim Djambazin, shqiptarin nga Zvicra që po ndërton robotët e së ardhmes Forbes vlerëson Betim Djambazi për inovacionin robotik ETH Zürich... -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë












