Kosova
“VICE News” raporton për Matt Whitaker dhe përfshirjen e tij në fushatën e PDK-së
Portali amerikan ka përmendur një varg skandalesh, në të cilat është përfshirë Whitaker
Përfshirja e Matt Whitakerit në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e portalit amerikan të lajmeve, “VICE News”.
“Çfarë dreqin po bën ish-kryeprokurori i Trumpit në zgjedhjet e Kosovës”, e ka titulluar shkrimin e tij ky portal informativ.
“VICE News” ka raportuar se si tubimi i PDK-së në lindje të Kosovës është karakterizuar nga thirrjet “SHBA, SHBA”, dhe “Trump, Trump”.
Portali amerikan ka përmendur një varg skandalesh, në të cilat është përfshirë Whitaker – pa harruar dyshimin për mashtrimin e miliona veteranëve.
Në shkrimin e saj ka raportuar edhe për fotografinë e Veselit me Whitakerin në një pikë të “Burger King”, ose, siç është përshkruar, “në një pjesë të Amerikës në Kosovë”.
“VICE News” ka njoftuar se Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ambasada amerikane në Prishtinë nuk u janë përgjigjur pyetjeve për angazhimin e Whitakerit në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/478783982726739/UzpfSTU5MDExODQyNzcwMDg3NDoyNTAxNDUwMzMzMjM0MzMx/
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














