Kosova
Vetëvritet kryeinfermierja e spitalit të Gjilanit
Sipas policisë nga hetimet fillestare mund të konstatohet se ajo është gjetur e varur në litar nga familjarët në ballkonin e shtëpisë së saj
Është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj kryeinfermierja e repartit të emergjencës së Spitalit Rajonal të Gjilanit, Xhylie Hajdari. Policia thotë se ajo ka kryer vetëvrasje. Sipas policisë nga hetimet fillestare mund të konstatohet se ajo është gjetur e varur në litar nga familjarët në ballkonin e shtëpisë së saj.
“Në vend ngjarje ka ardhur edhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerës të dërgohet për kryerjen e obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti është klasifikuar si “Vdekje e dyshuar” dhe është duke u hetuar në bashkëveprim me Prokurorinë Themelore në Gjilan”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka shtuar se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













