Kosova
Veteranët kërkojnë shkarkimin e Donika Gërvallës
Arsyeja që e ka shtyrë Qeriqin të ndërmarrë këtë veprim, sipas tij, është se ministrja Gërvalla që nga emërimi në pozitë ka bërë akuza të pavërteta ndaj UÇK-së
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kërkoi Qeverisë së Kosovës shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kërkesën në emër të kësaj shoqate e ka bërë kryetari i këtij këshilli, Xhevdet Qeriqi.
“I jam drejtuar me kërkesën që të ndërmarrë hapa ndaj ministres Gërvalla për deklaratat e saj, dhe pres që të marrë përgjigje nga ana e tij”, ka deklaruar ai.
Arsyeja që e ka shtyrë Qeriqin të ndërmarrë këtë veprim, sipas tij, është se ministrja Gërvalla që nga emërimi në pozitë ka bërë akuza të pavërteta ndaj UÇK-së.
“E kemi parë prej se e ka marrë detyrën dhe paraqitjen e saj në Këshillin e Sigurimit, ku vendin tonë e paraqiti si vend kriminal, e detyra e kryediplomates është që ta paraqesë vendin sa më mirë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











