Futboll
Vetëm nëntë minuta për Shaqirin
Nëntë minuta: Kjo është koha e aktivizimit të Xherdan Shaqirit me Liverpoolin, që nga fillimi i sezonit në Premier Ligë. Një kohë e lojës që paraqet sfidë të madhe për te.
Sikurse të hënën në përballjen kundër Crystal Palace në Londër, edhe kësaj të shtune futbollisti shqiptar nuk u largua nga pankina e rezervistëve nga radhët e “Të Kuqëve”, në fitoren minimale ndaj Brighton në Anfield Road, që Liverpooli e fitoi me rezultat 1:0.
Një sukses i merituar, duke iu falënderuar golit të Mohamed Salah në minutën 23`. Një sukses, megjithatë, shumë i mundimshëm dhe që ende bën kurioze stërvitjet e Jürgen Klopp.
Trajneri i “Reds” ka aktivizuar tashmë Jordan Henderson, Daniel Sturridge dhe Joel Matip në fushën e gjelbër, por jo edhe Xherdan Shaqirin i cili paraprakisht kishte shkëlqyer në ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit, përcfjell Albinfo.ch.
Tani për tani, ylli shqiptar i Përfaqësueses zvicerane, është dashur të pajtohet me aktivizimin e tij në minutën 82, më 12 gusht, në ndeshjen kundër West Hamit që përfundoi me rezultat 4:0 për Liverpoolin.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











