Maqedonia
Vetëm 9 shqiptarë mes 310 të pranuarve në Shkollën e Mesme të Policisë, ASH kërkon sqarime
Lista zyrtare e MPB-së përmban 310 nxënës, ndërsa Aleanca për Shqiptarët thotë se vetëm nëntë prej tyre janë shqiptarë
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka publikuar listën përfundimtare me 310 nxënës të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”, e cila rikthehet në funksion pas një periudhe të gjatë.
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj përbërjes së gjeneratës së re, duke deklaruar se nga 310 të pranuarit vetëm nëntë janë shqiptarë, ose më pak se 3 për qind, përcjell albinfo.ch.
Lista e publikuar nga MPB-ja përmban emrat e kandidatëve të pranuar, por nuk e përcakton përkatësinë e tyre etnike. Për këtë arsye, shifra për përfaqësimin e shqiptarëve bazohet në vlerësimin e bërë nga subjektet politike dhe mediat që kanë analizuar listën.
Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar transparencë të plotë për konkursin, përfshirë numrin e kandidatëve shqiptarë që kanë aplikuar, mënyrën e vlerësimit dhe arsyet që kanë çuar në një përfaqësim kaq të ulët.
Shkolla e Mesme e Policisë “7 Maji” zhvillon program dyvjeçar, ndërsa pas përfundimit të shkollimit, të diplomuarit pritet të punësohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme pa shpallje publike.
Nxënësit e pranuar duhet të paraqiten më 1 shtator në Akademinë e Policisë në Idrizovë, së bashku me prindin, kujdestarin ose përfaqësuesin ligjor, për nënshkrimin e marrëveshjes së shkollimit.
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












