Kosova
Veseli: Ka ndodhur një defekt brenda institucioneve tona
“Ajo çka dua ta përçoj si mesazh nga të gjithë ne është ky. Ka pasur defekte brenda institucioneve tona, të cilat kanë lënë zbrazëti, mbi të cilat kanë ndodhur dhe gabime siç ka qenë ai i djeshmi."
Krerët institucional të vendit, kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendës kryeministri Fatmir Limaj dhe ministri i punëve të jashtme Bexhet Pacolli, janë takuar sot në mesditë, në një restorant në dalje të Prishtinës.
Presidenti Thaçi, i cili i pari doli nga ky takim, nuk u prononcua për media, shkruan rtklive.com, ndërsa ai që foli pas takimit ishte kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Ai tha se ajo që ndodhi dje me qytetarët turq të cilët u deportuan, ishte gabim dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më kurrë. Ndërsa tha se janë duke ndërmarrë masa, në lidhje me këtë rast dhe se masat e para tashmë janë ndërmarrë.
“Ajo çka dua ta përçoj si mesazh nga të gjithë ne është ky. Ka pasur defekte brenda institucioneve tona, të cilat kanë lënë zbrazëti, mbi të cilat kanë ndodhur dhe gabime siç ka qenë ai i djeshmi. Ajo çfarë dua të siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë dhe të gjithë ata që qëndrojnë në Republikën e Kosovës, në emër të koalicionit qeveritare dhe në emër të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, nuk do të ndodh më kurrë asnjë herë diçka e tillë. Ka qenë gabim. Ka qenë e dëmshme për qytetarët dhe Republikën e Kosovës. Dhe në të njëjtën kohë, jemi duke marrë të gjitha masat, që t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje. E ri-përsëris dhe njëherë. Më kurrë nuk do të ndodhin gjëra të tilla në Republikën e Kosovës. Qytetarët të kenë besim në shtetin tonë të pavarur e sovran. Qytetarët të kenë besim në institucionet tona. Kurrë më shumë nuk na duhet ky besim i qytetarëve. Bashkërisht me bartësit e institucioneve dhe gjithë partnerët tanë…Jemi duke ndërmarrë masa. Masat e para i kemi ndërmarrë“, tha Veseli.
Sot kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga pozitat ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së Driton Gashi.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











