Kosova
Vendoset flamuri shtetëror në hyrje të Prishtinës
Në një situatë aspak të qetë dhe me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës.
Flamuri i Kosovës është vendosur nga zjarrfikësit pas një pritje të gjatë, pasi ishte vjedhur flamuri që ishte dërguar më parë dhe është dashur të pritet deri sa të sjellët një flamur tjetër, që sigurisht ishte në masë më të vogël, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, i cili është kundërshtuar nga disa qytetarë, madje edhe fyer, se pse është larguar flamuri kombëtar.
Në lidhje me këtë çështje ka pasur shumë debate në ditët e fundit. Sidoqoftë, ishte urdhri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që flamuri kombëtar të zëvendësohet me atë shtetëror.
E-Diaspora
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo flet për albinfo.ch rreth postit që mban,...
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
Jeta në Austri
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri? Pandemia e Covid-19 solli një epokë të re të mundësive të punës në distancë, por të...
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998