Uncategorized
Vëllai i Armelës së vrarë: Ndërpritni dhurimin e parave, na duhet ndihma juaj morale!
familjarët kanë mbyllur konton dhe nuk pranojnë kurrfarë ndihmash financiare. Vëllai i Armelës, Arbnor Segashi ka shkruar në facebook: “Ju lus të gjithëve që t`i injoroni thirrjet për ndihma në para. Falënderoj veç e veç secilin që ka dhënë ndihmë ose që ka dashur të ndihmojë. Një pjesë e madhe e parave të grumbulluara do të shkojë për fëmijët në nevojë..."
Dy ditë pas tragjedisë së rëndë në Munih, në të cilën humbën jetën 9 veta dhe shkaktari i tragjedisë, mediat gjermane korrigjojnë numrin e të plagosurve. Nga 27 sa mendohej, tashmë janë 35 persona që kanë pësuar plagë në këtë atentat, shkruan tz.de. Tre prej tyre kanë marrë plagë më të rënda dhe janë ende në rrezik jete. Bëhet e ditur se përveç atyre që kanë marrë plagë nga plumbat e atentatorit, disa të tjerë janë lënduar edhe në përpjekje për të ikur, në panik e sipër, përcjell albinfo.ch.
Tri familje shqiptare nga Kosova kanë humbur tre fëmijë të tyre. Siç është njoftuar tashmë edhe në albinfo.ch, fjala është për vajzën 14 vjeçare Armela Segashi, për Diamant Zabërgjën 21 vjeçar dhe Sabina Sulaj.
Mediat gjermane kanë njoftuar dje se familja e Armelës kishte kërkuar ndihma për të mundësuar transportin e kufomës në Kosovë. Kryqi i Kuq i Munihut mbledh ndihma me këtë dedikim, shkruan tz.de.
Por ndërkohë bëhet e ditur se familjarët kanë mbyllur konton dhe nuk pranojnë kurrfarë ndihmash financiare. Vëllai i Armelës, Arbnor Segashi ka shkruar në facebook: “Ju lus të gjithëve që t`i injoroni thirrjet për ndihma në para. Falënderoj veç e veç secilin që ka dhënë ndihmë ose që ka dashur të ndihmojë. Një pjesë e madhe e parave të grumbulluara do të shkojë për fëmijët në nevojë. Ju lutem ndërpritni dhënien e parave. Ne i kemi mundësitë për të transportuar motrën tonë dhe për ta varrosur atë në vendlindje. Unë e di se ju dëshironi të ndihmoni dhe të na e lehtësoni gjendjen, por as paratë e gjithë botës nuk na ndihmojnë më. Ne na duheni JU! Bashkëndjenja dhe forca e juaj”, transmeton albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













