Lajme
Vejëria prek më shumë burrat sesa gratë në Zvicër
Studiuesit analizuan të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe regjistrave civilë zviceranë për periudhën 2011-2022
Një studim i Universitetit të Gjenevës ka konfirmuar atë që demografët e quajnë “efekti i vejërisë”, duke treguar se humbja e partnerit mund të ketë pasoja më të mëdha në shëndetin dhe jetëgjatësinë e burrave sesa të grave në Zvicër.
Studiuesit analizuan të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe regjistrave civilë zviceranë për periudhën 2011-2022. Rezultatet tregojnë se te burrat e moshës 60-69 vjeç, 6.7 për qind e atyre që kishin humbur bashkëshorten vdiqën brenda pesë vjetësh, krahasuar me 4.3 për qind të burrave që vazhdonin të ishin të martuar.
Edhe te gratë është vërejtur i njëjti fenomen, por dallimi ishte më i vogël, transmeton albinfo.ch.
Sipas studimit, sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve, veçanërisht te burrat. Studiuesit vlerësojnë se një faktor mund të jenë edhe rolet tradicionale në familje, ku bashkëshortet shpesh kujdesen për organizimin e jetës sociale dhe emocionale të çiftit. Pas humbjes së tyre, burrat e moshuar mund të mbeten më të ekspozuar ndaj izolimit dhe pasojave të tij.
E-Diaspora
-
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA Astronomja shqiptare Pranvera Hyseni ka përfaqësuar Kosovën në konferencën SEPA 2026, një ngjarje që mbledh profesionistë... -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata -
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime













