Lajme
Vdes Regis Philbin, ikona e televizionit amerikan me origjinë arbëreshe
Regis Philbin ishte një nga figurat më të njohura të televizionit amerikan. Ai mban rekordin botëror Guinnes për më shumë orë në ekranin televiziv se çdokush tjetër.
Më së shumti njerëzit e mbajnë mend për emisionin e tij “Live with Regis and Kelly” që transmetohej nga New York-u çdo ditë nga 1988 deri në 2011, kur Regis doli në pension.
Ai ka sjellë për herë të parë në televizionin amerikan programe të njohura zbavitëse, si “Kush do të bëhet milioner”, “Amerika ka talent” etj. Lista e emisioneve të tij televizive është shumë e gjatë. Regis ka qenë edhe aktor, këngëtar etj.
I lindur në Bronx, ai e kishte nënën arbëreshe, me origjinë nga Greci, një komunë e njohur arbëreshësh, pranë Avelinos në Itali.
Regis ishte krenar për prejardhjen e tij shqiptare dhe e ka shprehur disa herë në televizion.
Një herë kur kishte thirrur në emisionin e tij Eliza Dushkun, e pyeti nga vjen emri “Dushku”. “Është shqiptar”, i tha ajo, duke i shpjeguar se ishte shqiptaro-daneze me origjinë, babai ishte shqiptar.
Në një episod tjetër kur e kishte ftuar përsëri Eliza Dushkun, Regis tha se edhe ai ishte shqiptar dhe tani një shqiptare tjetër (Kara DioGuardi) po bëhej juriste në “American Idol”.
“Shqiptar përgjithmonë!” bërtiti Regis Philbin në mes të emisioni.
Më vonë do ta ftonte edhe Kara DioGuardin në emisionin e tij bashkë me babain e saj ish-kongresistin Joe DioGuardin, që janë me origjinë po nga Greci dhe do ta promovonte DioGuardin që në atë kohë po kandidonte për Senator të Amerikës në New York.
https://youtu.be/ZVFMEL-gJZM
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












