Shkurt.ch
Vdes gruaja e parë, kryetare e Parlamentit të Zvicrës
Ka vdekur të premten në moshën 92 vjeçare gruaja e parë kryetare e Parlamentit të Zvicrës, Elisabeth Blunschy, bëjnë të ditur familjarët e saj në një njoftim për medie.
Blunschy, nga partia CVP/PC ka qenë femra e parë që ka udhëhequr Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës. Kjo ka ndodhur në vitin 1977. Kjo ka rëndësi për faktin se në Zvicër vetëm pak vite para kësaj ishte fituar e drejta e votës për femrat. Ndërsa vetë Blunschy ishte bërë në vitin 1972 deputetja e parë e kantonit të saj Schwyz në Parlamentin Nacional edhe pse në atë kohë në kantonin e përmendur ende nuk ishte fituar e drejta e votës për femrat.
Blunschy është lindur më 13 korrik 1922 në Schwyz. Por ajo është rritur në Lozanë, ku babai i saj ka qenë gjyqtar federal. Gjimnazin e ka mbaruar në Freiburg ndërsa në Lozanë dhe në Freiburg ka studiuar shkencën e drejtësisë ku dhe ka doktoruar.
Më vonë, licencën e avokates e ka marrë në kantonin e saj të lindjes, në Schwyz.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











