Bota
Vdekja që shkaktoi shumë trazira në SHBA
Jacob Frey, Kryebashkiaku i Mineapolisit, në SHBA, thotë se do të ngrejë padi penale kundër një zyrtari policor, i cili është parë duke i bërë presion me gju në qafën e një personi me ngjyrë, teksa ka tentuar ta arrestojë, pavarësisht pse ky i fundit vazhdonte të përsëriste se nuk mundej të merrte frymë.
George Floyd më vonë vdiq në spital dhe incidenti ka nxitur protesta brenda komunitetit dhe krahasime me një seri të ngjarjeve të ngjashme të viteve të fundit, kur persona me ngjyrë kanë vdekur në duart e policëve të bardhë.
“Pse personi që ka vrarë George Floyd nuk është në burg?”, ka thënë kryebashkiaku i Mineapolisit në një konferencë për media.
“Nëse ju apo unë do ta kishim bërë këtë gjë, do të ishin mbrapa hekurave tani”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Polici, bashkë me tre kolegë të tjerë të përfshirë në arrestim, janë pushuar nga puna më 26 maj. Motra e Floyd, Bridgett Floyd, tha një ditë më parë, se policët duhet të akuzohen për vrasje të vëllait të saj, sepse “ajo ka qenë saktësisht çfarë ata kanë bërë”.
Presidenti amerikan, Doanld Trump tha se i ka kërkuar Byrosë Federale të Hetimeve dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë që të nisin hetime rreth këtij incidenti.
“Me zemër jam pranë familjes dhe miqve të horxhit. Drejtësia do të vihet në vend”, ka shkruar ai në Twitter.
Një tjetër video e publikuar në median sociale tregon momentin kur amerikani George Floyd nxirret nga mjeti i tij, përpara se një oficer t’i vendoste gjurin në qafë. Floyd nuk bën rezistencë, teksa i vendosin prangat.
Vendosja e gjurit në qafë solli vdekjen e tij, duke shkaktuar zemërim dhe protesta në SHBA.
Floyd, 46 vjeç, u filmua teksa humbiste ndjenjat në tokë, pasi polici Derek Chauvin i vendosi këmbën në qafë. Burri me ngjyrë akuzohej se kishte përdorur dokumente false. Babai i dy fëmijëve humbi jetë në spital pak më vonë. Incidenti po hetohet nga FBI.
Vërejtje
Videot përmbajnë pamje të rënda
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










