Shqipëria
Vdekja e 28-vjeçarit në hotel “Rogner” në Tiranë, dalin detaje të reja
Hotel ‘Rogner’ në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë është kthyer mbrëmjen e djeshme në një skenë krimi.
Ajdin Mustafi, 28-vjeç, humbi jetën pasi ra nga kati i pestë.
Report Tv ka siguruar foton e të riut, shqiptar i Kumanovës, vdekja e të cilit është e mbuluar me mister.
Ajo çfarë u raportua ishte se 28-vjeçari ka qenë i mbështetur në dritare dhe janë këputur hekurat e ballkonit, e për pasojë ka rënë nga kati i pestë.
Qytetarët e tjerë që kanë qenë duke pushuar në këtë hotel kanë parë skena tmerri, të ngjashme me ato të filmave, pasi trupi i të riut u gjet në dysheme, në pjesën e anësore të oborrit, me pamje nga Bulevardi. Pranë trupit të tij është gjetur dhe zgara mbrojtëse të ballkonit.
Ajo që të bën të ngresh pikëpyetje se si në një hotel që klasifikohet ndër elitarët në Tiranë, si ka mundësi që të ketë mbrojtëse metalike të pafiksuar mirë.
Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga kjo vdekje, gjurmët e saj ngjarjeje janë ende të freskëta.
Ballkoni i dhomës ku po qëndronte 28-vjeçari nuk i ka kangjellat e vendosura, krahasuar me dhomat e tjera.
I riu ishte shqiptar i Kumanovës dhe kishte dy ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Zvicra. Ai kishte edhe shtetësi shqiptare dhe zvicerane.
Në dhomë nga sa është mësuar, rrinte i vetëm, pa të dashurën, gruan apo ndonjë shok.
Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur hetimet ndaj administratorit të hotel ‘Rogner’ dhe përgjegjësit për mosrespektimin e rregullave të sigurimit teknik.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












