E-Diaspora
Vazhdon maratona humanitare e Luanit për fëmijët e Kosovës
"Unë vi nga Kosova. Fshatrat e fëmijëve SOS Kinderdorf i kam shumë për zemër, pasi që ato u japin fëmijëve jo vetëm një kulm mbi kokë por edhe familje"
Luan Krasniqi ka kohë që “i ka varur në gozhdë” dorezat e boksit, por kjo assesi nuk do të thotë se ai ka hequr dorë nga aktivitetet e tij sportive me karakter humanitar. Kështu, ish kampioni evropian në kategorinë e rëndë të boksit profesional, po angazhohet me të madhe për të ndihmuar strehimoret për fëmijë SOS (SOS Kinderdorf), gjithandej nëpër botë dhe sidomos në Kosovë.
Këtë po e bën duke marrë pjesë në maratona të ndryshme që po zhvillohen në Gjermani, prej rreth një viti, ku ai po vrapon me qëllim grumbullimin e ndihmave për kategorinë e përmendur. Por këtë do ta bëjë edhe më 16 nëntor kur ai edhe njëherë do të ngjitet në ring për të kryqëzuar dorezat me ish kampionin në thai boks dhe shefin e bordit të Porsche-së, Uwe Hück.
Në maratonën e Munihut në fakt Luani ka vrapuar “vetëm” gjysmën e maratonës, gjegjësisht diçka më shumë se 20 kilometra. Ja se si e arsyeton ai këtë për mediet gjermane: “Unë jam duke e marrë shumë seriozisht meçin (me Uwe Hück). Për këtë arsye në Munih kam vrapuar vetëm gjysmë maratone edhe pse isha i përgatitur për shtegun e plotë”.
Ndërsa angazhimi i tij për SOS kinderdorf-in e Kosovës e shpjegon kështu: “Unë vetë vi nga Kosova. Fshatrat e fëmijëve SOS Kinderdorf i kam shumë për zemër, pasi që ato u japin fëmijëve jo vetëm një kulm mbi kokë por edhe një familje”.
Kështu, Krasniqi edhe të ardhurat nga dyluftimi i tij i 16 nëntorit do t`i shpërndajë nëpër SOS Kinderdorf-ët e anembanë botës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











