Kosova
Vazhdojnë pritjet para Ambasadës së Zvicrës, qytetarët e dëshpëruar
Për kosovarët tashmë nuk paraqet thuajse lajm fakti se janë të izoluar. E, liberalizimi i vizave për qytetarët, por edhe për bizneset, është temë jetike, raporton televizioni publik i Kosovës.
Ambasadat e huaja në Kosovë tashmë janë shndërruar në vendet me pritjet më të gjata për qytetarët e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ata për të aplikuar për një vizë së pari duhet të presin me muaj të tërë për një termin, ndërsa për t’u pajisur me të, qytetarëve u kërkohet të kalojnë në procedura të shumta e ndër to edhe grumbullimi i dokumenteve të ndryshme të cilat veç se e vështirësojnë pajisjen me vizën Shengen.
Qytetarët të cilët sot kanë pritur para ambasadës së Zvicrës, thonë se kanë pak shpresa se do të përshpejtohet procesi i liberalizimit të vizave.
Ata shprehën se po duhet shumë dokumente, ka shpenzime dhe pritje.
Gjithashtu shqetësuese mbetet edhe gjendja e përfaqësuesve të bizneseve sa i përket pajisjes me viza Shengen.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










