Shkurt.ch
Vaudi sërish zgjedh një qeveri të majtë dhe me shumicë femërore
Ekzekutivi i Kantonit Vaud tash përbëhet nga 4 të majtë dhe tre të djathtë, ndërkohë që parlamenti aktual në këtë kanton ka një shumicë të djathtë
Raundi i dytë i zgjedhjeve që u mbajt sot për Qeverinë e Kantonit të Vaudit ka rikonfirmuar epërsinë e të majtës në këtë qeveri, shkruan sda.ch Pra, ekzekutivi i këtij kantoni vazhdon të mbetet me shumicë të majtë, gjegjësisht socialiste dhe të gjelbër.
Cesla Amarelle nga PS ia ka dalë të zgjidhet për herë të parë në qeveri, ndërkohë që Beatrice Metraux nga të Gjelbrit është rizgjedhur, pasi që pjesë e qeverisë prej 7 anëtarësh ka qenë edhe në mandatin e kaluar.
Nga ana tjetër, kandidati i UDC/SVP-së, Jacques Nicolet ka dalë vetëm i treti në garë dhe me këtë nuk ka mundur të bëjë vend në qeveri, transmeton albinfo.ch. Po kështu liberalja e gjelbër Isabelle Chevalley duke u radhitur e katërta, ka mbetur jashtë ekzekutivit të kantonit.
Ndërkaq, në raundin e parë të zgjedhjeve, vendin në qeveri e kishin siguruar Pascal Broulis, Jacqueline de Quatrro dhe Philippe Leuba, të tre të djathtë (nga FDP/PLR), si dhe dy socialistët Pierre-Ives Maillard dhe Nuria Gorrite.
Kështu, ekzekutivi i Kantonit Vaud tash përbëhet nga 4 të majtë dhe tre të djathtë, ndërkohë që parlamenti aktual në këtë kanton ka një shumicë të djathtë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












