Lajme
Vaud dhe Fribourg nuk shtojnë masa sigurie për zgjedhjet komunale, pavarësisht rastit të mashtrimit në Vernier
Kantonet e Vaud dhe Fribourg kanë konfirmuar se nuk do të ndërmarrin masa shtesë sigurie për zgjedhjet komunale të 8 marsit, megjithëse vitin e kaluar u zbulua një rast mashtrimi zgjedhor në Vernier (Gjenevë). Autoritetet theksojnë se procedurat aktuale janë të mjaftueshme për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Sipas rregullave në fuqi, çdo votues verifikohet përmes kartës së votimit dhe regjistrohet në listën zgjedhore për të shmangur votimin e dyfishtë. Gjatë numërimit, fletëvotimet e pandryshuara grupohen sipas përkatësisë politike, ndërsa ato me modifikime kontrollohen individualisht për të identifikuar parregullsi të mundshme, si shkrime të ngjashme apo ndryshime sistematike në lista.
Në rast dyshimi, fletëvotimet veçohen dhe autoritetet komunale vendosin për vlefshmërinë e tyre. Nëse konstatohen më shumë se dhjetë fletëvotime të dyshimta, rekomandohet paraqitja e kallëzimit penal. Në Fribourg, çdo parregullsi duhet t’i raportohet prefekturës.
Autoritetet rikujtojnë se është e ndaluar të votohet në emër të një personi tjetër, të falsifikohen fletëvotimet, të paguhet për votë apo të votohet më shumë se një herë.
Ndërkohë, kantoni i Gjenevës po shqyrton përdorimin e inteligjencës artificiale për verifikimin e nënshkrimeve në të ardhmen, me synimin për të forcuar besimin publik dhe për të garantuar më tej besueshmërinë e rezultateve zgjedhore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











