Lajme
Vapa ekstreme në Zvicër dyshohet se shkaktoi gati 500 viktima brenda tre javësh
Të dhënat zyrtare tregojnë një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë, ndërsa ekspertët thonë se temperaturat e larta kanë goditur veçanërisht personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.
Temperaturat ekstreme që përfshinë Zvicrën në fund të qershorit dhe fillim të korrikut dyshohet se kanë shkaktuar rreth 500 vdekje shtesë brenda vetëm tre javësh, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 474 vdekje më shumë sesa pritej, duke e bërë këtë valë të nxehti edhe më vdekjeprurëse se vera e vitit 2015, e cila deri tani konsiderohej ndër më të rëndat.
Epidemiologia Martina Ragettli nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) tha se përputhja kohore me valën e të nxehtit tregon se temperaturat e larta janë shkaku më i mundshëm i kësaj rritjeje të vdekshmërisë.
Sipas saj, rreziku për probleme serioze shëndetësore fillon të rritet kur temperaturat arrijnë rreth 25 gradë Celsius, ndërsa mbi 30 gradë ai bëhet dukshëm më i lartë.
Më të rrezikuarit janë personat mbi 65 vjeç, si dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, frymëmarrjes, veshkave, diabeti apo demenca, shkruaj 20minuten.
Ekspertët theksojnë se temperaturat e larta rëndojnë organizmin, ndërsa tek të moshuarit etja ndihet më pak, çka mund të çojë në dehidrim dhe përkeqësim të sëmundjeve ekzistuese.
Megjithëse numri i saktë i viktimave që lidhen drejtpërdrejt me vapën ende nuk mund të përcaktohet, autoritetet shëndetësore e konsiderojnë valën e fundit të të nxehtit si shkakun më të mundshëm të rritjes së vdekjeve, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













