Shkurt.ch
Vala e madhe e vapës ka arritur Zvicrën: Nesër deri në 35 gradë
Nesër pritet që temperatura të ngjitet deri në 35 gradë celsius, shkruajnë mediat zvicerane sot
Zvicrën tashmë e ka arritur vala e parë e madhe e vapës për këtë vit. Moti me temperatura të larta që ka nisur nga fundjava që shkoi, do të vazhdojë së paku deri në fundjavën tjetër. Nesër pritet që temperatura të ngjitet deri në 35 gradë celsius, shkruajnë mediat zvicerane sot. Kjo dhe është arsyeja që Meteoschweiz të bëjë një paralajmërim për rrezikun nga vapa, që vlen për gjithë vendin.
Kantonet si Vaudi, Gjeneva dhe Tiçino tashmë kanë marrë masat për mbrojtjen e popullit nga vapa, transmeton albinfo.ch. Ato mbështeten në të ashtuquajturin “Buddy-System”, që nënkupton ndihmën dhe përkujdesjen që aktivistë vullnetarë e ofrojnë për njerëz më të rrezikuar nga vapa, kryesisht për persona të moshuar. Ndërsa kantonet gjermane nuk kanë praktikuar këtë sistem por janë mjaftuar me realizimin e fushatave informative.
“Buddy-System” ka shpëtuar jetë njerëzish, thotë profesori dhe bashkautori i masave kundër vapës, Martin Röösli. “Sipas analizave të bëra , në vendet ku vepron ky sistem, ka më pak të vdekur nga vapa”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












