Kosova
Vaksinohet Edi Rama, ky është mesazhi i tij
Vaksinën e parë të Pfizer në Shqipëri e ka marrë drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo
Shqipëria ka nisur sot zyrtarisht vaksinimin anticovid! Vaksinën e parë të Pfizer në Shqipëri e ka marrë drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo, ndërsa i dyti është vaksinuar Kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Po ashtu janë vaksinuar edhe mjekë të tjerë të njohur si Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.
Procesi i vaksinimit ka nisur në orën 15:00, në stadiumin ‘Air Albania’ qendra e parë e vaksinimit në Shqipëri. Shipëria ka siguruar 975 dozat të vaksinës anti-COVID nga një vend i BE, për të cilin është preferuar që të mos thuhet emri. Sot do të bëhen 50 vaksina.
Mësohet se të gjithë të vaksinuarit do të kenë një kartelë dhe të të njihet në sistemin e-Albania. Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama ka siguruar se vaksina do të jetë jo e detyrueshme megjithëse është e këshilluar për të gjithë, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se javën e 3 të janarit në Shqipëri vijnë 10.750 vaksina anti-COVID. Ndërsa pjesë të tjera do të vijnë javë pas jave. Kjo vjen pas marrëveshjeve të bërë nga qeveria me kompaninë e parë që miratoi vaksinën anticovid, Pfizer.
Pas vaksinimit kryeministri Edi Rama ka dalë në një pronocim për mediat duke thënë se një pjesë të vaksinave do ta dhurojë për Kosovën në mënyrë që të vaksinohet stafi mjekësor në spitalin e Prishtinës që është në frontin e parë të luftës me virusin.
“E bëra vaksinën tani vetëm për të dhënë mesazhin se është e sigurt. Çdo gjë në rregull, gjithçka fantastike. Shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë vaksina”, ka thënë Rama.
Çdo gjë në rregull. Asnjë problem. Mendoj se është një ditë fantastike për faktin se jemi çliruar nga një barrë shumë e madhe. Barra e përgjegjësisë për të mos lejuar që shqiptarët të mbeteshin në radhë dhe për të mundësuar, pavarësisht se, Shqipëria dhe rajoni ku ne bëjmë pjesë, nuk u përfshi në skemën e furnizimit të menjëhershëm, të fillonte me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë dhe i marrin vendimet dhe bëjnë dhe furnizimet. Ky spostim fare pak javor në kohë është një lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë a s’do vijë vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe helmet e burimeve të konspiracionit.
Vaksina nuk i bën ilirët vikingë. Ilirët mbeten ilirë, dhe po ashtu është e sigurt që nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve”, deklaroi Rama ndër të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













