Lajme
Vaksinat pritet të arrijnë nga marsi deri në maj në Kosovë
Aleanca COVAX sot përmes një njoftimi për media ka publikuar listën e vendeve, të cilat do të furnizohen me vaksina në periudhën mars-maj, ndërsa në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova.
Kosova në këtë periudhë kohore pritet të furnizohet me 100 mijë e 800 doza të vaksinës Astra Zeneca.
Në njoftimin për media të Aleancës COVAX thuhet se bazuar në njohuritë aktuale të disponueshmërisë së furnizimit, ky raund i parë i shpërndarjes siguron informacion mbi sigurimin e dozave të vaksinës së Oksfordit-AstraZeneca për shtetet pjesëmarrëse të programit COVAX, deri në maj të vitit 2021.
Raundi i parë paraqet në listën e mëposhtme shpërndarjen e 237 milionë dozave të vaksinës Oksford-AstraZeneca për 142 vendet pjesëmarrëse.
Kjo listë e publikuar nga programi COVAX pritet të azhurnohet deri në fund të javës për të siguruar afatet kohore për furnizimin e këtyre dozave, të ndara në shkurt-mars dhe prill-maj.
Këto afate kohore varen nga një sërë faktorësh, duke përfshirë kërkesat kombëtare dhe faktorë të tjerë.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












