Kosova
Ushtria e Kosovës në misione ndërkombëtare
Nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim të deputetëve për këtë propozim
Kuvendi i Kosovës ka votuar këtë të martë propozimin e Qeverisë për dërgimin e trupave të FSK-së në mision jashtë vendit.
92 deputetë kosovarë kanë votuar pro dërgimit të ushtarëve të Ushtrisë së Kosovës për mision të përbashkët me ushtrinë e Iowa-s së SHBA-së, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim të deputetëve për këtë propozim, përcjell albinfo.ch.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se miratimi i propozimit për dërgimin e trupave të FSK-së në misione të jashtë ushtarake është i natyrës historike për Kosovën.
“Është krenari e dyfishtë, me djemtë dhe vajzat e FSK-së që janë këtu si rezultat i përpjekjeve të brezave të tërë dhe është e arritur sepse kjo po bëhet bashkë me SHBA-në”.
“Jam e lumtur që si kuvend po e përmbyllim këtë legjislaturë me një vendim të tillë. Jam e bindur se ky është vetëm fillimi i sukseseve të ushtrisë sonë”.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas votimit në Kuvend të vendimit që FSK të shkojë në misione paqeruajtëse bashkë me ushtrinë amerikane.
Me anë të një postimi në Facebook, Jashari është shprehur shumë i lumtur për këtë vendim, duke thënë se kjo është e aritur e djemve dhe vajzave të FSK-së si dhe synim i arritur me sukses.
“Kjo është një e arritur e radhës e ushtrisë sonë, djemve dhe vajzave të FSK-së, një synim i arritur me sukses, që edhe ne si popull që më së miri ia dijmë vlerën paqes dhe lirisë, përmes FSK-së të kontribuojmë në ruajtjen e paqës në botë”, ka shkruar Jashari.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi... -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












