Kosova
Ushtria Amerikane i bën pritje madhështore kryeministrit Haradinaj
“Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale e Iowas më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë “Black Haw”, tha kryeministri Haradinaj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në mënyrë madhështore nga komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjenerali Tymothy Orr, në bazën e ushtrisë amerikane, njësiti i helikopterëve luftarakë “Black Hawk”. Kryeministri kosovar u shpreh i kënaqur që ishte në mesin e ushtrisë më të fuqishme botërore.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj nga Gjenerali Orr dhe zyrtarët tjerë të ushtrisë amerikane, është njohur për së afërmi me këtë bazë unike si dhe me helikopterët luftarakë “Black Hawk”, thuhet në njoftim transmeton Zyra e Kryeministrisë.
“Është nder i posaçëm të jesh në mesin e ushtrisë mike të popullit të Kosovës, Ushtrisë amerikane. Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale sot në Iowa më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë “Black Hawk”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Kryeministri kosovar po qëndron në SHBA, i ftuar nga presidenti amerikan Donal Trump për të marrë pjesë në “lutjet e Mëngjesit”. Ai këtë vizitë e ka shfrytëzuar për t’u takuar edhe me zyrtarë amerikanë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













