Bota
Ushtaraku austriak dyshohet se spiunoi për Rusinë për 20 vjet
Autoritetet austriake morën në pyetje një oficer të pensionuar ushtarak, nën dyshimet se ka spiunuar për Rusinë për gati 20 vjet, bëri të ditur kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.
Ai po ashtu tha se ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, ka thirrur në bisedë informative të ngarkuarin rus me punë, në lidhje me çështjen, dhe se ka anuluar një udhëtim në Rusi, të paraparë për 2 dhe 3 dhjetor, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Kërkojmë informacione transparente nga Rusia”, tha Kurz në një konferencë për gazetarë në Vjenë.
“Nëse dyshimet konfirmohen, rastet e tilla, pavarësisht nëse ndodhin në Holandë apo në Austri, nuk i përmirësojnë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian”, tha Kurz.
Ai iu referua dëbimit të katër agjentëve rusë nga Holanda në muajin prill, nën dyshimet se kanë planifikuar sulm kibernetik kundër Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë.
“Spiunimi rus në Evropë është i papranueshëm dhe dënohet”, tha Kurz.
Në përgjigje, Ministria e Jashtme e Rusisë thirri në bisedë informative ambasadorin e Austrisë për të kërkuar shpjegim në lidhje me akuzat, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













