Lajme
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
"Unë besoj në një politikë transparente dhe të orientuar drejt qytetarëve. Mendimi juaj është i rëndësishëm! Le të formësojmë së bashku të ardhmen e Neuhausenit"
“Ju falënderoj shumë – 765 herë faleminderit për besimin dhe votat tuaja! Mezi pres të veproj politikisht në mënyrë aktive për Neuhausenin gjatë katër viteve të ardhshme, në mënyrë që së bashku të arrijmë shumë për komunën tonë”.
Në këtë mënyrë ka falënderuar përmes rrjeteve sociale zgjedhësit e tij politikani shqiptarozviceran Urim Daka, nga Partia Socialdemokrate, me rastin e zgjedhjes së dytë me radhë për këshilltar në Asamblenë e Komunës Neuhausen Am Rheinfall, të Kantonit Schaffhausen. Zgjedhjet e radhës janë mbajtur dje, më 24 nëntor.
“Unë besoj në një politikë transparente dhe të orientuar drejt qytetarëve. Mendimi juaj është i rëndësishëm! Le të formësojmë së bashku të ardhmen e Neuhausenit.
Është e rëndësishme për mua që të gjithë banorët të ndihen rehat në Neuhausen. Së bashku mund të arrijmë shumë – kam nevojë për mbështetjen tuaj për këtë!”, ka skruar ai më tutje duke ju drejtuar zgjedhësve dhe qytetarëve të tjerë të komunës së tij.
Ndryshe, Urim Dakaj, i lindur dyzet vite më parë në Korishë të Prizrenit, i cili jeton në Zvicër që nga mosha 10 vjeçare, prej disa vitesh njihet si aktivist i Partisë Socialdemokrate (SP) dhe i sindikatës Unia, më të madhes në Zvicër. Ai ka qenë po ashtu, deri në vitin 2020 kryetar i seksionit të SP-së në qytetin ku jeton, Neuhausen.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












