Lajme
UNHCR i kërkon Zvicrës të pranojë më shumë refugjatë afganë
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) i ka dërguar një letër Ministrit të Jashtëm Zviceran, Ignazio Cassis duke i kërkuar Zvicrës të pranojë më shumë njerëz që ikin nga Afganistani.
Në letrën e dërguar, Filippo Grandi i kërkoi qeverisë të pranojë refugjatë afganë shtesë, brenda kuadrit të zhvendosjes, të cilët kanë ikur ose do të ikin në vendet fqinje Pakistani dhe Irani apo edhe Turqia, bëri të ditur UNHCR.
Zvicra nuk ishte vendi i vetëm që Grandi i kishte shkruar. Kërkesa të ngjashme ishin dërguar edhe në vendet e BE -së, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi është të përmirësohet ndarja e barrës, sipas UNHCR në Zvicër. Nevoja për ndihmë është shumë më e madhe sesa kapaciteti në vendet e pritjes së parë.
Ministria e jashtme konfirmoi për Agjencinë Zvicerane të Lajmeve Keystone-SDA se kishte marrë një letër të nënshkruar nga Grandi “në lidhje me Afganistanin”. Megjithatë, ajo nuk donte të komentonte mbi përmbajtjen.
Në gusht Zvicra ra dakord të pranonte rreth 230 refugjatë afganë, por hezitoi kur iu kërkua të rrisë këtë kuotë. “Ne duhet të jemi realistë,” tha Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter më 18 gusht. “Sigurimi i ndihmës në terren dhe sigurimi i evakuimit të shtetasve zviceranë dhe punonjësve lokalë të agjencisë zvicerane të zhvillimit marrin përparësi për qeverinë.”
Ajo tha se qeveria do të shqyrtonte kërkesat shtesë për azil rast pas rasti dhe nuk përjashtoi miratimin e një kontigjenti më të madh refugjatësh në një fazë të mëvonshme.
230 refugjatët afganë – punonjës lokalë të agjencisë zvicerane të zhvillimit dhe familjet e tyre – janë pjesë e një kontigjenti të përgjithshëm vjetor prej 800 personash të cenueshëm nga konfliktet në të gjithë botën që do të marrin azil në Zvicër këtë vit.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












