Të tjera

Ulqini, një perlë në vete, turistët shqiptarë nisen drejt bregdetit

Fillon sezoni turistike në Ulqin, numër i madh i turistëve

Tashmë atmosfera po ndihet në Ulqin, ndërsa, si gjithnjë, rinia është emëruesi edhe i kësaj vere ulqinake. Edhe për sezonin e këtij viti, Komuna, hotelet, pronaret e plazheve, restorantet, kafenetë dhe ulqinakët janë përgatitur për një fluks të madh të turistëve nga Kosova, transmeton albinfo.ch.

Nëse e shikojmë nga lart këtë pjesë të Ulqinit, na ofrohet një pamje mahnitëse, e nëse zbresim në tokë, e përjetojmë mrekullinë që ofron plazhi i Ulqinit.

Ka një plazh të bukur dhe ofron një shumë llojshmëri të bukurive që posedon.

Që nga uji e deri te rëra, ky plazh i krijuar aq bukur nga nëna natyrë, është një fat i madh për njerëzit që arrijnë ta shijojnë e të pushojnë.

Në pikat kufitare të Malit të Zi thuhet se të shumtë janë turistët shqiptarë që janë nisur drejt bregdetit të Ulqinit. /Albinfo.ch