Lajme
Ulje e natalitetit, shqiptarët po plaken
Në Shqipëri, sipas një studimi më të fundit, është vërejtur një plakje me ritme të shpejta e popullsisë.
Studimi thekson se rritja e numrit të të moshuarve po ndodh njëkohësisht me emigrimin e familjeve të reja dhe normat e ulëta të lindshmërisë së popullatës në vend.
Shqipëria është vendi me plakjen më të shpejtë të popullsisë në rajon dhe një ndër vendet me plakjen më të shpejtë në Europë.
Raporti i përgatitur nga shoqata “Together for Life” me mbështetjen e Westminster Foundation for Democracy ka në qendër të vëzhgimit normat e ulëta të lindshmërisë dhe tkurrjen e popullsisë së Shqipërisë.
Sipas statistikave zyrtare, mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.
Studimi parashikon që nëse institucionet shtetërore nuk reagojnë me politika nxitëse, deri në vitin 2050 mosha mesatare e popullatës në Shqipëri mund të shkojë deri në 50 vjeç, me një rritje popullsie – 0.88 %.
“Emigrimi masiv, sidomos i grupmoshës së re, dhe mospasja e politikave stimuluese, bën që shpejtësia e plakjes së popullsisë të jetë e konsiderueshme”, thotë Denisa Canameti, bashkautore e studimit.
Të dhënat
Në Shqipëri po ndodh ndërkohë edhe një rënie e vazhdueshme e numrit të lindjeve: në vitin 2017 u kryen afro 31 mijë lindje, në vitin 2018 ishin afro 29 mijë lindje – dy mijë lindje më pak – dhe në vitin 2019 ishin afro 28 mijë e 500 lindje – 500 lindje më pak.
Në vitin 1990 u kryen mbi 82 mijë lindje, por në vitin 2019 ishin mbi 28 mijë e 500 lindje – pra ndodhën vetëm afro 1/3 e lindjeve që ishin 3 dekada më parë, ose një rënie e lindjeve me 2/3 në 30 vjet.
Numri mesatar i lindjeve nga nënat është 1.37, por ky indeks është nën normën 2.1 lindje për femër, në mënyrë që popullata të ripërtërihet.
Në vitet 60 kjo normë ishte mbi 6 dhe në vitet 90 ishte mbi 3, ndërsa sot është 1.37. Rënia e lindjeve është një pasojë shumë e rëndë sociale ekonomike për të ardhmen, pohojnë studiuesit.
Lindshmëria
Mosha e martesës në Shqipëri gjithashtu është rritur. Lindshmëria ka rënë për grupmoshat 20-24 vjeç dhe 25-29 vjeç. Në vitin 2018 mosha mesatare e nënave të reja në lindje ishte 28,6 vjeç, ndërsa në vitin 2014 ishte 27.7 vjeç.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median













