Shqiperia

Ulet avioni me 67 pasagjerë nga Cyrihu në Kukës

Aeroplani i parë me 67 pasagjerë është ulur mesditën e sotme në aeroportin e Kukësit “Zayed, flatrat e Veriut”, transmeton albinfo.ch.

Aeroplani ishte nga kompania Helvetic Airways dhe u ul me sukses në pistë rreth orës 12:00. Ata janë mirëpritur nga stafi i linjës ajrore pas udhëtimit që zgjati 1 orë e 45 minuta.

Në ceremoninë e pritjes së udhëtarëve të parë ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Ky është fluturimi i dytë që bëhet në aeroportin e Kukësit, pas uljes së avionit Air Albania në 18 prill të këtij viti.

Aeroporti i Kukësit pritet të operojë me çmime të lira dhe do të ketë disa linja të tjera krahas atyre të Rinasit.

Kliko Videon