Kosova
Ujësjellësi zgjat orarin për bashkatdhetarët
Departamenti për Konsumatorë i Ujësjellësit Prishtina përsëri njofton konsumatorët në qytetin e Prishtinës se deri më 1 shtator ka zgjatur orarin e punës në pikat e shitjes edhe për 2 orë të tjera.
“Kështu që orari i punës në departamentin për konsumatorë nga dita e hënë-premte do të jetë nga ora 08-18 ( gjithsej 10 orë ) , ndërsa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09-16 ( gjithsej 7 orë)”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja e zgjatjes së orarit të punës në këtë departament është ofrimi i shërbimeve cilësore për bashkatdhetarët tanë, derisa janë duke pushuar në Republikën e Kosovës.
“Për t’iu krijuar lehtësira në kryerjen e obligimeve të tyre pikërisht në vendlindjen e tyre, ne e kemi zgjatur orarin e punës në pikat e shitjes (arkave për pagesa), duke e angazhuar stafin tonë të departamentit për konsumatorë të cilët do të jenë në dispozicion 10 orë”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto













