Lajme
Ujë i pijshëm i kontaminuar në Thurgau
Thurgau: kufizimet për ujin e pijshëm hiqen pjesërisht në Stettfurt
Autoritetet lokale në Thurgau kanë konfirmuar ndotjen e ujit të pijshëm në komunën Stettfurt, duke detyruar shpalljen e një ndalese për përdorimin e ujit nga rrjeti publik. Pas analizave të detajuara, kufizimet janë lehtësuar pjesërisht për disa zona të fshatit, ndërsa për pjesën më të madhe të tij ndalesa mbetet ende në fuqi, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të komunës, ndotja e ujit ka shkaktuar probleme shëndetësore te disa banorë, përfshirë probleme gastrointestinale, të vjella dhe të përziera, ndërsa raste janë raportuar edhe te fëmijët. Si masë mbrojtëse, autoritetet ndaluan përdorimin e ujit të rubinetit për konsum të drejtpërdrejtë.
Masat lehtësohen pjesërisht
Në bashkëpunim me laboratorin kantonal dhe specialistë të fushës, komuna ka analizuar mostrat e ujit. Bazuar në rezultatet e këtyre analizave, ndalesa e përdorimit të ujit është hequr për zonën e lartë (Hochzone) të furnizimit me ujë, njoftojnë autoritetet lokale.
Megjithatë, para se uji të përdoret për herë të parë, banorëve u kërkohet të shpëlajnë rrjetin e brendshëm të shtëpive, për të garantuar sigurinë e konsumit. Për zonat e tjera të Stettfurtit, ndalesa vazhdon të mbetet në fuqi, megjithëse uji mund të konsumohet vetëm pas zierjes.
Autoritetet komunale dhe kantonale kanë bërë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se publiku do të informohet në kohë reale për çdo zhvillim të ri, derisa të garantohet plotësisht siguria e ujit të pijshëm.
E-Diaspora
-
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” organizojnë promovimin dhe bashkëbisedim me... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














