Futboll
UEFA refuzon ankesën e Federatës serbe për dënimin për fyerjet ndaj Kosovës

Për shkak të shkeljeve të shumta që kishin bërë serbët në ndeshjen Zvicër – Serbi, të zhvilluar më 15 nëntor në Cyrih, Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s e kishte gjobitur rëndë Federatën serbe të Futbollit.
Gjobat më të mëdha ndaj serbëve ishin për fyerjet ndaj Kosovës e shqiptarëve.
Dhe ato dënime janë vërtetuar të premten nga Organi i Apelimit i UEFA-s. Në fakt, Federata serbe kishte paraqitur ankesë ndaj vendimit të 11 dhjetorit, ankesë që është refuzuar nga Apeli i Konfederatës Evropiane të Futbollit.
“Refuzohet ankesa e Federatës së Futbollit të Serbisë. Rrjedhimisht konfirmohet vendimi i Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, i datës 11 dhjetor 2024”, shkruan në vendim.
Për sjellje raciste dhe diskriminuese të shikuesve të saj, Federata e Futbollit e Serbisë ishte dënuar që të mos shesë bileta për tifozët serbë për dy ndeshjet e radhës të Serbisë në udhëtim. Për këtë shkelje, po ashtu Federata serbe u gjobit me plot 50 mijë euro.
Për transmetim të një mesazhi të papërshtatshëm për ngjarje sportive, Federata serbe u gjobit me 25 mijë euro.
Këto dy gjoba kanë të bëjnë me fyerjet ndaj Kosovës e shqiptarëve. Dënimi prej 25 mijë eurosh është për flamujt e Serbisë mbi hartën e Kosovës, ndërsa ai prej 50 mijë eurosh për thirrjet anti-Kosovë.
Për ndezje të fishekzjarrëve, federata serbe u dënua me 8250 euro. Për hedhje të gjësendeve në fushën e lojës me plot 31 mijë e 500 euro. Për dëmet e shkaktuara në stadium, federata serbe duhet të paguajë 5000 euro.
Pra Federata e Futbollit e Serbisë për shkeljet e shumta të huliganëve serbe në Cyrih duhet të paguajë plot 119 mijë e 750 euro./Koha
E-Diaspora
-
Ky është numri i personave që votuan në përfaqësitë diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejtë vote...
-
Ankandi për Artin dhe Humanizmin në Cyrih: Një natë e solidaritetit dhe suksesit
-
Kosova votoi sot edhe në Gjenevë: Pesha historike e një date
-
Vijon votimi në Ambasadën e Sllovenisë
-
Vjenë: 510 bashkatdhetarë kanë votuar deri në orën 15:00
Jeta në Austri
-
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës Edhe këtë vit, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me...
-
Çka premtojnë partitë në Kosovë për mërgatën?
-
Pse fluturimet nga Vjena duket se do të bëhen më të shtrenjta
-
Austriakët testojnë jelekët reflektues, rezultatet katastrofale
-
Austria, me rënie prej 15.8% të vendeve të lira të punës në 2024