Kosova
UEFA nuk pranon që ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen të luhet në “Fadil Vokrri”, e zhvendos në “Air Albania”
Shtëpia e futbollit, UEFA, ka njoftuar se ndeshja e radhës Ballkani – Viktoria Plzen, nuk do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por në “Air Albania”.
Sipas njoftimit nga UEFA, ndeshja nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”, si shkak i kushteve të përkeqësuara të fushës pas ndeshjeve të fundit, përcjell albinfo.ch.
“Për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës pas ndeshjeve të fundit, ndeshja e ardhshme e fazës së grupeve të Conference League ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen është zhvendosur nga stadium ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë”, thuhet në njoftim.
Ndeshja do të luhet më 30 nëntor nga ora 18:45 dhe është hera e parë që ekipi nga Suhareka nuk do të zhvillojë një ndeshje ndërkombëtare në Kosovë.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës -
KQZ nis sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, mbi 22 mijë qytetarë votuan jashtë vendit -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












