Tematike
Udhërrëfyesi “Të jesh i moshuar në Zvicër”, edhe në gjuhën shqipe
Emigrantët e moshuar në krahasim me moshatarët zviceranë, është më dobët e informuar lidhur me masat për mbrojtjen e shëndetit
Kryqi i Kuq i Zvicrës ka botuar një doracak – udhërrëfyes për migrantët e moshuar. Udhërrëfyesi është botuar në tetë gjuhë, në mesin e të cilave edhe në gjuhën shqipe. Të huajt e parë, të cilët në Zvicër kishin ardhur në vitet 60 të shekullit të kaluar, sot kanë mbërritur në moshën e pensionimit. Rreth një e treta e tyre, edhe pse shpesh në kundërshtim me atë që kanë planifikuar, e kalon etapën e fundit të jetës në Zvicër. Kjo kategori njerëzish, në krahasim me moshatarët e tyre zviceranë, është më dobët e informuar lidhur me masat për mbrojtjen e shëndetit dhe për ofertat e kujdestarisë për të moshuar siç janë Spitex dhe shtëpitë e pleqve. Ndër shkaktarët për këtë pabarazi janë edhe barrierat gjuhësore , të cilat kufizojnë qasjen e tyre ndaj ofertave ekzistuese. Kantonet dhe komunat, në bazë të ligjit, janë të detyruara që t`i informojnë të huajat dhe të huajt në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre . kjo nënkupton që institucionet shëndetësore dhe sociale t`ua bëjnë më të afërta ofertat e tyre edhe të huajve të moshuar për të evituar kështu barrierat e qasjes. Në këtë kontekst, udhërrëfyesi shëndetësor me 60 faqe “Të jesh i moshuar në Zvicër” pritet të japë një kontribut të rëndësishëm. Ai është botuar në tetë gjuhë të ndryshme nga Kryqi i Kuq i Zvicrës dhe Enti Federal për Shëndetësi, ndërsa mund të shkarkohet falas në internet. Ky udhërrëfyes, krahas këshillave praktike dhe informacioneve, përmban edhe adresat e qendrave këshillimore për njerëzit e moshuar. Kështu, në kapitullin për shëndetësi trajtohen aspekte të të ushqyerit ose të lëvizjes, sëmundje specifike të moshës si demenca, depresionet ose edhe sëmundjet e varësisë. Po ashtu në libër përfshihen edhe informacione lidhur me të drejtat dhe detyrimet e pacientëve. Në kapitujt tjerë ndriçohen çështje të sigurimit, aspektet juridike të moshës së pensionimit, format e jetës dhe banimit në rastet e të moshuarve me nevoja për kujdes intensiv. Udhërrëfyesi i ri është realizuar në kuadrin Programit Nacional për Migracion dhe Shëndetësi. Ai është në dispozicion në gjuhët si: shqip, gjermanisht, frëngjisht, italisht, bohnjakisht/kroatisht/serbisht, portugalisht, spanjisht dhe turqisht.
Udhërrëfyesi mund të shkarkohet gratis në këtë adresë: www.migesplus.ch
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












