Shkurt.ch
UBS, 2 miliardë franga fitim në tremujor
Banka më e madhe e Zvicrës, UBS brenda tre muajve të fundit ose në kuartalin e parë të këtij viti pothuaj ka dyfishuar fitimin e saj në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Ajo ka regjistruar një fitim prej 1.97 miliard frangash.
Shumë sektorë pune të kësaj banke kanë funksionuar gjatë këtij tremujori po aq mirë sikur para krizës së madhe financiare botërore të vitit 2008, njofton UBS.
Fitimit të madh i kanë kontribuuar edhe sektori investment banking dhe ai i menaxhimit të pasurive.
Klientët gjatë kësaj periudhe kanë sjellë në bankën UBS 19 miliardë franga të reja (për herë të parë), të holla këto të cilat tashti janë në menaxhimin e bankës.
Me fitimin prej afër 2 miliardë frangash brenda një tremujori, USB ka tejkaluar parashikimet e analistëve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027








