Kosova
U kualifikua e para në Eurovision, si kënga më e votuar me mbështetjen e diasporës dhe kosovarëve
Paraqitja fantastike e Albina Kelmendit la gojëhapur të gjitha shtetet konkurruese në Eurovision për radhitjen e saj në krye të listës.
Çfarë interpretimi i mrekullueshëm nga Albina dhe Familja Kelmendi, ishin kryesisht komentet e përfaqësuesve të shteteve të tjera, shkruan albinfo.ch.
Mirëpo, mbështetja e madhe e këngës “Duaje” ishte një habi për të gjitha shtetet konkurruese, me radhitjen e saj si e para më e votuara në listën e këngëve në Eurovision.
Vëmendja kthehet se këtë vit, për herë të parë, këngët konkurruese për finalen e madhe të Eurovisionit u bënë vetëm me vota të publikut, duke anuluar votat e jurisë.
Albina Kelmendi, këngëtare e shquar nga Kosova, këtë vit fitoi garën në edicionin e festivalit shqip, për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Duaje”.
Shumë ekspertë të muzikës në Shqipëri ishin skeptikë për këngën “Duaje”, duke e cilësuar si këngë që do të ngelë në fund të listës së Evrovisionit.
Si duket ndodhi e kundërta, Albina Kelmendi ka marrë mbështetje të madhe nga diaspora shqiptare dhe nga e gjithë Kosova. Votat e shumta të dërguara për Albinën e bënë të kualifikohet e para në finalen e Eurovisionit, shkruan tutje albinfo.ch.
Albina është shprehur mjaft e emocionuar dhe krenare për këtë arritje, në konferencën e mbajtur fill pas përfundimit të natës së dytë të gjysmëfinales.
Pyetur nga gazetarët e pranishëm se si është të ndash suksesin së bashku me familjen e saj, Albina u shpreh se është një ndjesi unike dhe e papërshkrueshme.
“E kam zemrën plot! Emocione unike e shumë të mëdha! E dija, ju kam ndierë që jeni me mua që nga dhjetori e deri më sot. Kam besuar që bashkë do t’ia dilnim, e ja ku jemi! Bashkë drejt finales, me ju të shtunën plot krenari e sukses! Ju dua”, ka shkruar Albina.
Ndërkohë shtetet e tjera që mbrëmë arritën të kualifikohen për finale janë: Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











