Futboll
Turne i futbollit në Vjenë me moton “Sporti na bashkon”
Që në fillim Jashari, nga të pranishmit kërkoi një minutë heshtje për të nderuar Legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri, i cili vdiq më 9 qershor krejt papritur
Nën moton “Sporti na bashkon”, më 24 qershor, SHMSH “Naim Frashëri” në bashkëpunim me “Liga Shqiptare e Futbollit” në Austri, organizoi turne futbolli “Vjena 2018” me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2017/2018.
Të dielën më 24 qershor në qarkun (Bezirk) e dhjetë të Vjenës, konkretisht në “Sportverein Wienerfeld” ishin grumbulluar një numër i madh i nxënësve, prindërve dhe adhuruesve të futbollit, për të përcjellë këtë ngjarje sportive.
Garën e hapi Halil Jashari, kryetar i “Ligës Shqiptare të Futbollit” në Austri. Që në fillim Jashari, nga të pranishmit kërkoi një minutë heshtje për të nderuar Legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri, i cili vdiq më 9 qershor krejt papritur.
“Jam i lumtur që sot, “Liga Shqiptare e Futbollit në Austri”, së bashku me SHMSH “Naim Frashëri” në Austri, ka mbushur përplot me nxënës, prindër dhe adhurues të futbollit këtë arenë sportive. Kjo dëshmon organizimin tonë të mirë si komunitet i integruar në Austri edhe në fushën e sportit!”, u shpreh ai, shkruan albinfo.ch.
Pasi përshëndeti nxënësit dhe të pranishmit kryetarja e SHMSH “Naim Frashëri”, zonja Miradije Berishaj deklaroi: “Pas Kuizit të diturisë që e organizuam më 23 qershor në Alkoven afer Wells-it, me shumë sukses, ky turne futbolli është aktiviteti i fundit për këtë vit shkollor, që po e organizojmë në bashkëpunim me “Ligën Shqiptare të Futbollit” në Austri. Me dëshirë që të jemi gjithnjë së bashku, sepse edhe moto e këtij turneu të futbollit është “Sporti na bashkon”, të gjitha ekipeve pjesëmarrëse ju dëshiroj suksese dhe juve të pranishëm të kaloni sa më mirë!
Gara u zhvillua në dy nivele të grupmoshave të nxënësve. Niveli i parë grupmosha nga 7-10 vjeç u paraqiten gjashtë ekipe: Prishtina, Dukagjini, Shqiponja, Traseni-1, Traisen-2 dhe Teuata.
Me të mirët ishin nxënësit nga Traisen: duke i zënë dy vendet e para! Radhitja Traisen-1, Traisen-2, Prishtina, Teuata, Shqiponjat.
Ekipi Teuata ishte i përbërë vetëm nga vajzat që treguan një lojë të shkëlqyer, përcjell tutje albinfo.ch.
Niveli dytë nga grupmosha nga 11-14 vjeç u paraqitën katër ekipe: Albania, KF Ramadani, Traisen dhe Kosovarët, ku vendin e parë e zuri Traisen. Renditja: Traisen, Albania, KF Ramadani, Kosovarët. Në organizimin e ketij turneu u angazhuan Xhafer Lleshi, Januz Saliuka dhe Musli Tahiraj në referimin e ndeshjeve, ndërsa mësuesit Ibrahim Hasanaj dhe Osman Ademi në koordinimin e ekipeve!
Për fituesit organizatori ndau shpërblime (medalje dhe kupa)!
E-Diaspora
-
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih Programi zhvillohet në: PBZ Affoltern, Bodenacker 25, 8046 Zürich; PBZ Hardau: Norastrasse 20, 8004 Zürich. Animatore:... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena
















