Bota
Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit
Ai konfirmoi se forcat amerikane kanë goditur tashmë qindra objektiva brenda territorit të Iranit, duke përfshirë shkatërrimin e nëntë anijeve luftarake të këtij shteti
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar përmes një videomesazhi në platformën “Truth Social” se Uashingtoni do të ndërmarrë masa të rrepta hakmarrëse pas vdekjes së ushtarëve amerikanë.
Trump theksoi se regjimi iranian do të përballet me goditjen më ndëshkuese, duke e cilësuar situatën aktuale si pjesë të një operacioni masiv ushtarak, transmeton albinfo.ch.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se ky operacion nuk lidhet vetëm me sigurinë e menjëhershme, por synon të garantojë stabilitetin për brezat e ardhshëm. Ai konfirmoi se forcat amerikane kanë goditur tashmë qindra objektiva brenda territorit të Iranit, duke përfshirë shkatërrimin e nëntë anijeve luftarake të këtij shteti.
“Ne po ndërmarrim një operacion masiv, jo vetëm për të garantuar sigurinë në kohën dhe vendin tonë, por edhe për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë”, u shpreh Presidenti Trump.
Ai e mbylli mesazhin e tij duke deklaruar se misioni ushtarak do të vazhdojë me intensitet të lartë derisa të gjitha objektivat strategjike të SHBA-së të arrihen plotësisht.
E-Diaspora
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













