Lajme
Tri doza të vaksinës nuk kërkohen as nga OBSH-ja, vetëm në Kosovë
Një “keqkuptim” ka ndodhur në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë kërkon nga të gjithë qytetarët, të cilët hynë në Kosovë të dëshmojnë se kanë bërë tashmë të tri dozat e vaksinës anti-COVID. Apo, ata të cilët kanë vetëm dy doza të vaksinave të prezantojnë edhe testin RT-PCR të bërë brenda 48 orëve.
Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paraparë se kufizimi i udhëtimeve nuk ka sjellë ndonjë rezultat të mirë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, mirëpo vetëm kontribuon në stresin ekonomik dhe social.
OBSH u ka bërë thirrje vendeve që të mos e kërkojnë dëshminë e vaksinimit kundër Covid për udhëtarët.
Kosova është i vetmi vend në rajon, i cili kërkon tri doza të vaksinave për qytetarët, të cilët kalojnë përmes pikave kufitare.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair














