Zhvillim
Gjermanët: Trendi më i ri, pushime midis bunkerësh në Sazan
Ky vit është viti i parë që turistët kanë mundësinë të hyjnë fare në këtë ishull me të kaluar misterioze
Në saje të pozitës së tij të volitshme strategjike në pjesën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ishulli i vogël u ka shërbyer prej shekujsh ushtrive të ndryshme si vend stacionim: romakëve, osmanëve, grekëve, italianëve dhe madje edhe gjermanëve.
Pas Luftës së Dytë Botërore Sazani i ka takuar Shqipërisë, e cila aty kishte ngritur bazën më sekrete ushtarake të vendit.
Në vitet `50 këtu kishin ardhur ushtarët sovjetikë pas një marrëveshjeje përkatëse me udhëheqjen komuniste të Shqipërisë me Moskën. “Nga këtu unë mund të kontrolloj Mesdheun deri në Gjibraltar”, lavdërohej shefi i sovjetëve Nikita Hrushçov me rastin e vizitës së bërë në vitin 1958 në bazën e nëndetëseve aty afër, shkruan Merkur.de, transmeton albinfo.ch.
“Ne gjatë 24 orëve të ditës mendonim për luftën”, kujtohet Mihal Lule, i cili ka qenë i stacionuar plot 17 vite në Sazan. Kur në vitin 1961 Shqipëria u prish me BRSS-në dhe nga at u tërhoqën ushtarët rusë, për 15 vitet në vazhdim u stacionuan kinezët. “Me rusët dhe vodkën e tre jeta në ishull ishte më gazmore”, kujton sot 61 vjeçari, shkruan gazeta gjermane “Merkur”.
Nga frika prej një invazioni të perëndimit, ushtria shqiptare pati ndërtuar një rrjet tunelesh me kilometra të gjatë dhe mbi 3600 bunkerë të cilët mund të përballonin sulmin bërthamor. Po ashtu kishte aty edhe një kinema nëntokësore, një shkollë dhe një spital.
Natyra ka filluar ngadalë t`i mbulojë gërmadhat e të kaluarës. Por gjurmët e periudhës ushtarake të ishullit mund të shihen gjithandej.
Por, tash Sazani duhet të s’nderohet në një pikë turistike. “Kjo është një detyrë kolosale, por ne jemi të vendosur”, thotë Auron Tare nga autoritetet përkatëse shqiptare.
Do të ndërtohen një muze dhe një qendër hulumtuese. “Sazani do t`i udhëzojë turistët drejt sekreteve të Shqipërisë komuniste”, premton Tare. “Dhe njëkohësisht do t`ua bëjë atyre më të afërt trashëgiminë historike dhe kulturore te Mesdheut”.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve













