Lajme
Rënie e ndjeshme e rasteve në Zvicër: BAG regjistron 20,310 infeksione të reja
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 21,767 ose 25 për qind më pak se në javën e kaluar. Numri i pacientëve me Covid-19 në kujdes intensiv ka rënë për 11 për qind

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 20,310 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kjo shifër e vendos mesataren 7-ditore në 21,767 që është 25 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore është aktualisht 4638.27.
BAG raporton 140 shtrime të reja në spitale. Mesatarja 14-ditore është 105 shtrime në ditë. 1856 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 8 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 190 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv ose 11 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 72 për qind të zënë. 22 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.
BAG raporton 17 raste të reja të vdekjes ndërsa mesatarja 7-ditore është 12 të vdekur.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor