Tematike
Tregu zviceran i aksioneve vazhdon trendin e rënies
Gjatë ditës së sotme, çmimet në bursën zvicerane dinin vetëm një drejtim: rënien. Indeksi i tregut zviceran mund të bjerë së shpejti edhe nën nivelin prej 10,000 pikësh, shkruan swissinfo.
Arsyeja kryesore e rënies së konsiderueshme të çmimeve është kërcënimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe pasiguria e lidhur me ekonominë globale, teksa nga rënia është prekur jo vetëm bursa zvicerane, por edhe të gjitha qendrat kryesore financiare në mbarë botën.
Vetëm gjatë kësaj jave, Indeksi i Tregut Zviceran ra nga pothuajse 11,000 pikë në 10,355 pikë të premten pas fillimit të tregtimit, që korrespondon me një rënie prej rreth 5%, përcjell albinfo.ch.
Indeksi kryesor i bursës zvicerane, i cili përfaqëson vlerën e 20 kompanive më të mëdha dhe më të rëndësishme, ka arritur një nivel të ri të ulët për vitin. Indeksi kryesor gjerman Dax është gjithashtu në një prirje rënëse, pasi sot ka rënë pikën prej 15,000 pikësh në fillim të tregtimit, duke shënuar nivelin më të ulët në gati shtatë muaj.
Ndryshe, ka pasur edhe humbje çmimesh jashtë shtetit këtë javë: vetëm dje, indekset më të rëndësishme të aksioneve humbën secili rreth një për qind. Indeksi kryesor Dow Jones Industrial ra me 0.75% në 33,414 pikë. Indeksi Nasdaq 100, i cili përbëhet kryesisht nga aksione teknologjike, gjithashtu humbi 0.85% në 14,783 pikë.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
LDK shënon 34 vjetorin e veprimtarisë në Zvicër me tubim në Gjenevë Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 34 vjetorin e veprimit të saj politik në Zvicër. “Para...
-
Një mbrëmje plot risi dhe frymëzim
-
Komuniteti shqiptar në Itali merr pjesë në “Festën e Popujve” në Bari
-
Albian Hajdari mund të jetë befasia e Zvicrës në Evropian
-
Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim
Jeta në Austri
-
Kombëtarja shqiptare vendoset në Grac të Austrisë Në Austri kombëtarja do të qëndrojë deri më 8 qershor...
-
Gjashtë gjëra që duhet t’i dini për vizitat te mjeku në Austri
-
Kur janë pushimet shkollore në Austri në vitin 2024?
-
A është më mirë të marrësh me qira apo të blesh pronë në Austri tani?
-
Presidentja Osmani arrin për vizitë në El Salvador, pritet me ceremoni shtetërore