Kosova
Tre ushtarë zviceranë tregojnë eksperiencat në Kosovë
Ndërhyrja ushtarake zvicerane në Kosovë ka ndryshuar. Në fokus të Swisscoy sot qëndron kontakti me njerëzit. Për misionin angazhohen edhe tre ushtarë nga Kantoni Schwyz, shkruan bote.ch.
Pas Luftës 1999 Koova shpesh shkon dy hapa para dhe një prapa. Këtë udhëtim para dhe pas e ndjekin edhe tre zviceranët e mëposhtëm.
Edhe sot, kur lufta ka mbaruar përpara dy dekadash, Swisscoy ndërton ura. Kësaj herë për banorët. Formati ka ndryshuar duke u profesionalizuar me kontakte direkte me popullin. Me Ekipin Monitorues (LMT) ata patrullojnë mes tjerash në vendin e krizës në Mitrovicën veriore.
Narida Gerber është pjesë e LMT e cila njeh mjaft mirë situatën. Ajo thekson se shpesh vije deri te provokimet etnike dhe se atmosfera e paqes në qytet është zhgënjyese. Pika më nevralgjike është ura që lidh pjesën veriore me atë jugore. Aty duheshte të ndërhyhej vetëm para pak javësh gjatë përballjes mes Serbisë dhe Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Temat e Swisscoy diskutohen në kampin e KFOR-it në Prishtinë dhe për këtë çështje, ushtria zvicerane ka caktuar oficeren e komunikimit, Brigitte Büchel.
Më pëlqejnë sfidat
Ajo jeton në Prishtinë dhe ka kontakte të shpeshta me pjesëtarët e 28 shteteve tjera. Aeroporti i Prishtinës funksionon paralelisht edhe për çështje civile edhe për çështje ushtarake. “Më pëlqejnë sfidat,” thotë Büchel.
Në aeroportin e Prishtinës janë të vendosur dy helikopterë Super Puma të ushtarëve zviceranë. Një ndër pilotët e helikopterit është Peter Gmür nga Küssnacht.
Çdo ditë eksperienca të reja
Super pumat fluturojnë për çdo lloj arti. “Çdo ditë ka eksperienca të reja,” thotë Gmür, përcjell albinfo.ch. Puna e tij është komplekse në KFOR. Misioni ndërkombëtar i paqes ka arritur rezultate të mrekullueshme në 19 vitet e fundit. Ende ka shumë punë për të bërë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












