Lajme
Tri ushqimet më të mira për forcimin e kockave
Me kalimin e moshës, kockat fillojnë të dobësohen, ashtu si edhe të gjitha organet e tjera. Mënyra e vetme për t’i mbajtur ato të forta është ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik.
Për të parandaluar osteoporozën është e rëndësishme të kujdesemi për dietën ushqimore që në moshë të hershme. Gjatë adoleshencës është e rëndësishme gjithashtu të qenët aktivë fizikisht, pasi kjo mënyrë jetese promovon rritjen dhe zhvillimin e kockave.
Këto janë 3 ushqimet më të mira për forcimin e kockave: Brokoli, Susami dhe Bananet.
Brokoli i përket familjes së perimeve të gjelbërta, gjë që do të thotë se ajo është e pasur me minerale dhe proteina, sidomos kalcium. Është më mirë të konsumohet i freskët, si një sallatë. Mund edhe ta skuqni ose ta zieni, por duhet pasur parasysh që në këtë gjendja ajo humb shumë nga përbërësit kryesorë. Përmbajtja e lartë e mineraleve: kalcium, magnez, kalium dhe hekurit e vendos brokolin në majën e grafikut të ushqimeve për të ruajtur mirëqenien e kockave në përgjithësi.
Para se ta përfshini në gatime të ndryshme, bokolin mund ta hidhni në ujë të vluar me kripë për më pak se 2 minuta. Në këtë mënyrë ai ruan dhe shumë nga përbërësit kryesor si dhe merr një shije krokante më të mirë.
Brokolin mund ta shoqëroni me:
Fara susami pikante dhe lëng limoni.
Një supë të shijshme me lulelakër si dhe erëza sipas dëshirës.
Në formën e një omëlete, ku përdoret brokoli i copëtuar.
Mbi makarona të gatuara si garniturë dhe me pak vaj ulliri.
Susami është një nga plotësuesit më të fuqishëm në dietën kundër osteoporozës, ndërsa vaji i susamit konsiderohet i një cilësie shumë të lartë dhe shpesh herë përdoret si një zëvendësues i vajit të ullirit. Ai është i pasur me kalcium, magnez, bakër dhe selen. Për personat që nuk kanë mjaftueshëm kalcium në trup, susami është zgjedhja e duhur. Hidhni një lugë fara susami në një gjysmë gote me kos dhe lëreni gjatë gjithë natës. Në mëngjes konsumojeni me stomakun bosh dhe përsëriteni këtë rutinë çdo mëngjes.
Banania është shumë efektive kundër osteoporozës, sepse është e pasur me minerale: kalium, magnez, fosfor si dhe acid folik. Është interesant fakti që shkencëtarët insistojnë në konsumimin e bananeve të pjekura aq shumë sa kanë filluar të formojnë pika të zeza në sipërfaqe.
Bananet mund të konsumohen edhe të thara, gjë e cila e përmirëson më shumë metabolizmin, duke qenë se të gjithë përbërësit e nevojshëm gjenden në sasi më të mëdha.
Forconi kockat duke konsumuar ushqime të shëndetëshme dhe zhvilloni aktivitet fizik për të çliruar energjinë që do të përfitoni.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve









