Shkurt.ch
Tre universitete zvicerane në Top 100-shin botëror
Në mesin e 100 universiteteve më të mira në botë kësaj here, pos ETH Zürich dhe EPFL Lausanne hyn edhe Universiteti i Cyrihut, edhe pse nga fundi i listës
Dy universitetet politeknike të Zvicrës: ETH i Cyrihut dhe EPFL i Lozanës janë rregullisht në mesin e universiteteve prijëse të botës, në të gjitha aspektet. Ato, dhe sidomos ETH të Cyrihut, i gjejmë në të gjitha ranglistat e universiteteve më cilësore në botë. Kështu është edhe në listën e përpiluar nga magazina “Times Higher Education” të publikuar sot. Por me një risi: në mesin e 100 universiteteve më të mira në botë kësaj here, pos dy të përmendurve, hyn edhe Universiteti i Cyrihut, shkruan handelszeitung.ch.
Kjo ndodh pas një pauze prej gjashtë vitesh, kur ky universitet s`ka mundur të radhitet në Top 100, transmeton albinfo.ch. Tash ai bën pjesë në grupin mes vendit të 90 dhe 100 të kësaj rangliste.
Ndërsa si zakonisht, më lart në listë është ETH i Cyrihut, në vendin e 22-të, ndërsa EPFL i Lozanës, në vendin e 45-të. Por ndërkohë që ETH ka rënë për tri vende më poshtë në krahasim me ranglistën e fudit, EPFL është ngritur për tri vende.
Vet kreu i ranglistës është “i rezervuar” si zakonisht edhe kësaj here për universitetet amerikane. Kështu, universiteti i famshëm i Harvardit është shpallur për të shtatin vit me radhë më i miri në botë, përcjell albinfo.ch. Menjëherë pas tij vjen Massachusetts Institute of Technology ndërsa vendin e tretë e zë Universiteti i Stanfordit.
Në Top 100 bëjnë pjesë vetëm 27 universitete nga vendet e Evropës perëndimore ndërsa ka një prani të madhe të atyre nga Azia.
Kjo ranglistë është përpiluar nga anketa me 10’566 studiues nga 137 vende.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë











