Kuriozitete
Toyota, kompania me shitjen më të madhe të automjeteve në botë
Toyota ka shitur 10.5 milionë automjete në botë gjatë vitit 2021.
Shitjet e kompanisë japoneze u rritën me 10.1% krahasuar me vitin e kaluar.
Tashmë, Toyota renditet si prodhuesi më i madh i makinave në botë për të dytin vit radhazi. Konkurrenca me Volkswagen-in gjerman është ngushtuar.
Procesi i prodhimit të një makine Toyota
Prodhuesit e makinave janë detyruar të shkurtojnë prodhimin për shkak se mungesa e gjysmëpërçuesve gjatë pandemisë ndërpreu zinxhirët e furnizimit, duke rritur konkurrencën për komponentin kryesor midis prodhuesve të pajisjeve elektronike të konsumit.
Sidoqoftë, kompania japoneze e ka përballuar pandeminë më mirë se shumica e prodhuesve të tjerë të makinave, sepse tregu i saj vendas, Japonia dhe pjesë të Azisë, janë prekur më pak se Evropa, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Toyota, e cila publikon fitimet e tremujorit të tretë më 9 shkurt, ka thënë se ka të ngjarë të mos arrijë objektivin e prodhimit prej 9 milionë automjetesh.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













